Kryeministri Edi Rama nga konferenca me komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi dhe Joseph Borrell ka shprehur pakënaqësinë e vendit tonë për lënien mënjanë të rajonit për shpoërndarjen e vaksinës anti -COVID. Por nga ana tjetër ai tha se është i lumtur që Covax ka nisur t’u japë vendeve dozat e para të vaksinës. Ndërkaq ka folur dhe për integrimin e vendit në BE, duke thënë se Shqipëria sipas tij i ka përmbushur detyrat për konferencën e parë ndërqeveritare.
“Ishte një moment tronditës për njerëzit tanë pasi ne sjetojmë në kufi me BE por brenda BE pasi jemi të rrethuar nga vende që janë në BE. Njerëzit u zhgënjjyen kur panë që se kishin diçka që donin të kishin. Sot ka 140 vende që skanë nisur asnjë injeksion, ka 10 vende që kanë 70% të prodhimit, është e vështirë për ne dhe shumë anëtarë të BE.
Covax po nis më në fund tu japë vendeve dozat e para dhe do jemishumë të lumtuar të marrin dërgesën e parë të vaksinës astrazeneca. Jam shumë i lumtur të dëgjoj drejtpërdrejt nga ju këtu atë që kemi dësjuar, ndërsa theksohet se Shqipëria ka bërë gjithçka për çeljen e konferencës së parë ndërkombëtare, por gjëja më e rëndësishme është se ne e kemi bërë detyrën tonë për konferencën e parë ndërqeveritare. Kemi plotësuar kriteret. Jemi të vëmendshëm të dëgjojmë detyrën tonë.
Plani i prezantuar nga Varhelyi është një instrument i dobishëm për të forcuar ekonomitë për ta bërë të ardhmen më të sigurt e më të mirë në një kohë që ne përpiqemi të luftojmë. Be është një bekim për njerëzit tani dhe për të ardhmen tonë”, tha Rama.