Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e kanë nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e një videoje, nga të moshuarit të cilët dje morën dozën e parë të “Sinovac”, në ditën e dytë të vaksinimit masiv.
Ata shfaqen të lumtur që procesi ka nisur dhe tashmë janë të mbrojtur nga koronavirusi, duke e quajtur procesin një vepër shumë të madhe pasi po mbron njerëz. “Nderi është i gjithi i yni. Rrofshi sa malet”, shkruan Rama.
Manastirliu shkruan se drita e syve të gjysheve dhe gjyshërve që sot janë më të mbrojtur nga COVID-19, fal vaksinimit masiv, në të gjithë vendin e mbush me gëzim. “Drita në sytë e gjysheve dhe gjyshërve që sot janë më të mbrojtur nga covid19, falë vaksinimit masiv në të gjithë vendin, më mbush me gëzim”, shkruan ministrja.
Në ditën e dytë të vaksinimit masiv, të qytetarëve mbi 70 vjeç, janë vaksniaur 20.414 të moshuar