Basha postoi video dhe ak uzon Ramën se ofen don gratë, Rama: King, vajzat ruaji nga Saliu, Likja e tërë harbutët e tu që lemerisin dynjanë
Kryeministri Edi Rama i përgjigjet kreut të PD Lulzim Basha lidhur me videon që ky i fundit ka publikuar, me të cilën akuzon kryeministrin se ofendon gratë.
“Lulëzim ofendimi, shpifja, harbutëria nuk ka gjini, është e pajustifikueshme pavarësht nga gjinia e autorit!Kurse ti king vajzat e shqiptarëve ruaji nga Saliu, Likja e tërë harbutët e tu që lemerisin dynjanë kur hapin gojën dhe lëri montazhet prej skuthi”, shkruan Rama