Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se Baskia nuk ka bashkëpunuar me qeverinë për të kryer investime në qytet, madje tregoi një rast sipas së cilit tha se janë detyruar që të bëjnë edhe punë ilegale.

“Thesarin e dinastisë Marubi, ne e kemi nxjerrë nga plehra, jo figurativisht dhe sot është i shpëtuar dhe ka një muze kombëtar të fotografisë që është një nga arsyet për të ardhur në Shkodër, dhe koleksioni përdoret nga muzetë e tjera për t’u ekspozuar dhe kush e bëri këtë, ne komunistët, që pika s’u bie këtyre anti-komunistëve, edhe ura e mesit që u shpëtua dhe u rindërtua, e kemi bërë si ilegal se nuk kishte Zot që bashkëpunonte me kryetaren e Bashkisë, falë alarmit që vuri një shoqatë, duke punuar natën, se natën këta flenë dhe shyqyr ku u zgjua Voltana u bë ura. Pa vënë në diskutim Ilir Beqajn që e gjihë e dinë që është një mendje që di shumë dhe është i përkushtuar edhe pse ka marrë baltë pafund, por këtë baltë e marrin ata që punojnë në këtë vend”, tha Rama.