Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Durrës ku ka ndjekur nga afër injektimin e vaksinave anti-Covid tek të moshuarit. Rama shkruan se vaksnimi i bluzave të bardha në të gjithë vendin është drejt përfundimit.
Ndërkohë, ai njofton se me ardhjen e dozave të AstraZenecas, do të nisë edhe vaksnimi i mësuesve. “Vijon vaksinimi i gjysheve dhe gjyshërve +80 vjeç. Drejt përfundimit vaksinimi i bluzave të bardha. Në mes të muajit nisim vaksinimin e mësuesve me 14 mijë dozat e para AstraZeneca” – thotë Rama.