Me ecurinë e procesit të vaksinimit masiv në të gjithë Shqipërinë, kryeministri Edi Rama shprehu bindjen se objektivi për të vaksinuar gjysmë milioni shqiptarë brenda majit, mund të tejkalohet.

“Të kënaqur sështë fjala e duhur, të nderuar që u shërbejmë në kohë reale mijëra gjyshërve pa dallim duke u kthyer buzëqeshjen dhe duke I dhënë mundësinë të dalin lirisht nga shtëpia për pak kohë. Do vijojmë pa ndalur për vaksinimin e gjysmë milioni qytetarëve brenda majit, që mund edhe ta tejkalojmë.

Ne do tia dalim më shpejt dhe më mirë se shumë të tjerë në këtë kontintet, se nuk ishte e lehtë. Në rajon të tjerët akoma nuk po cajnë dot dhe janë me dozat simbolike të marra deri tani këtu e atje, por që nuk futen dot në vaksinim masiv. Ne jemi futur në vaksinim masiv dhe sdo ndalemi. Ambicia e madhe për ta lehtësuar sezonin turistik tani nuk është një dëshirë e madhe por është një objektiv i arritshëm dhe ne do ta arrijmë”.