Si në shumë raste të tjera kryeministri Rama ka gjetur pak kohë për t’ju përgjigjur dhe sqaruar qytetarët në rrjetin social Facebook. Më poshtë kemi sjellë disa nga replikat që ka pasur kreu i qeverisë me komentues të ndryshëm lidhur me menaxhimin e situatës Covid 19 në Shqipëri.
Një nga qytetarët kërkon të dijë pse mjekët nuk i kthejnë përgjigje për shëndetin e babait që është i shtruar në një nga spitalet Covid, por Rama i përgjigjet që jemi në një situatë të jashtëzakonshme dhe duhet mirkuptuar mjekët pasi nuk mund të rrinëme celular në dorë.
Një tjetër qytetare shprehet në mënyrë ofenduese ndaj kryeministrit por Rama i përgjigjet që nuk mund të flasë në emër të gjithë popullit dhe se populli e ka mendjen top e nuk gabon kurrë.
Rama sqaron dhe një tjetër qytetar që ngre shqetësimin për numrin e humbjeve të jetës dhe se ka shumë ko rrupsion , por Rama i shkruan që nuk mund të ofendojë burrat e gratë që po luf tojnë prej një viti në spitalet Covid.
Replikat/ Tani Ita : Ju kam mbeshtetur dhe ju mbeshtes Zoti Rama,po shiko njeher te spitali i kovid se kam baban shtruar dhe asnje nuk me kthen nje pergjigje sesi eshte
Edi Rama : Tani Ita leri mjeket te bejne punen e tyre i dashur, se nuk mund te rrine ne telefon me te gjithe familjaret qe kane merak, nuk ndodh askund ne bote kjo! Ata punojne me nje ngarkese e nje stres te papare dhe une e mirekuptoj thellesisht merakun e familjareve, por kjo nuk eshte situate normale, eshte situate e jashtezakonshme! Prandaj edhe ne cdo spital te botes ndidh keshtu me komunikimin me familjaret, qe nuk eshte nje komunikim konstant si ne dite normale.
Alma Hasani :Prandaj iku popilli shkret mga vendi edhe une gjithashtu se i keni bere te gjitha si surrati juaj i yUrryer
Edi Rama :Alma Hasani faleminderit per sharjet po “populli i shkret” do te ta jape pergjigjen ty e kujtdo qe flet si ti, sepse ndryshe nga ju qe syte i keni top po mendjen e keni tape e nuk e shikoni dot ndryshimin, populli e ka edhe mendjen top e nuk gabon kurre!
Klodiana Kroni: Ti e ke shum mire dhe po flet mire po ne shqiperi shume po vd esin se ka shume koru psjoni qe nga doktoret edhe deri ne roja e deres populli ka nevoje per sigur shendetsor Shume Respekte per ty Zot Rama
Edi Rama : Klodiana Kroni ne Shqiperi shume po vdesin? Po ku po vd esin pak, ne Amerike apo ne France apo ku? O Zot i madh! Dhe boll me rojen ke dera se eshte realisht turp te ofendohen e te mallkohen gjithe ato gra e ata burra qe kane 1 vit brenda ne spital duke luftuar me vde kjen ne trupin e njerezve! Nuk ka pyll pa derra, por shumica derrmuese e mjekeve e infermiereve jane heronj dhe pike.