Kryeministri Edi Rama deklaroi mbrëmjen e sotme në ‘Real Story’ në ‘News24’ se aeroporti i Kukësit do të hapet në prill. Mes ironisë, Rama tha se do t’i sjellin 130 vota nga Anglia, të çunave të Kukësit, vota që do t’i shkojnë PD-së.
“E kthen kaskadën në një instrument prodhimi dhe rezervimi të ujit, duke bërë balancuesin në mënyrë që mos të kemi më nevojë për të derdhur ujë, para pa fund dhe të kërcënojmë me përmbytje fusha të tëra. Faktikisht, bazuar edhe në këto dy shtylla të reja të arkitekturës së energjetikës, në vizionin e 2030-ës e shohim vendin si eksportuese të energjisë. Kjo do të jetë një mundësi kursimi të madh. Nga ana tjetër, me parqet fotovoltaike, siç është ai i Karavastasë, ai i Spitallës është në garë, Shqipëria do të ketë sektorin energjetik më të diversikuar. Një sektor bazuar në një masë që se ka asnjë rajon. Parqet voltaike nuk janë të 20130-ës. Ai i karavastasë është më i madhi në Ballkan, që po bëhet nga Kompania Voltalia. Kompania ka filluar atë procesin e parë, që lidhet me piketimet dhe me ato elementë që janë të domosdoshëm për të filluar instalimin. Ai i Spitallës është në garë ndërkombëtare. Duke qenë se Shqipëria, falë një pune të bërë mirë nga ministrja, arriti që të bëjë një garë ku mori çmimin historikisht më të favorshëm dhe si rezultat i faktit që Karavastaja, se dija por e mësova nga ky proces, është një pikë me rezultatin më të madh në këtë pellg. Për parkun e Spitallës ka pasur kërkesa të mëdha nga kompani të mëdha. Sa i përket aeroporteve, Kukësi do të hapet në muajin prill. Do të jenë të ftuar 130 çuna Anglie nga Kukësi, që kanë harxhuar më shumë energji për t’u tallur në FB tim ku unë kam postuar procesin që nga ideja. Do i sjell PD-së 130 vota nga Kukësi me avion. Kjo ishte një pengesë që se sollëm ne por pandemia. Një bllokim prej 1 viti. Kompania e Bexheti Pacollit e fitoi Vlorën, jemi brenda afatit dhe brenda disa javësh kontrata do të jetë firmosur. Ka ndodhur një ngjarje e rëndësishme për qytetarët. Patjetër edhe për sistemin tonë aeroportual me blerjen e aeroportit Nënë Tereza në Rinas nga kompania shqiptare, e cila mundësoi largimin e kinezëve. Kemi mundësuar me këtë kompani një kontratë të favorshme me publikun, që do të sjellë ulje të çmimit të biletave. Do të investojë afro 100 mn euro, duke nisur nga pista që duhet të ishte zgjatur me kohë, por që nuk u bë nga kinezët, apo dhe terminali i dytë që s’u bë. Në pak javë do të vendoset linja direkte me Dubain. Ai është destinacioni i dytë i shqiptarëve ku dalin për pushime. Në këtë vend është bërë e zakonshme; “s’kemi bukë, s’kemi bukë”. Për punë javësh, ministrja do të shpallë edhe garën për aeroportin e Sarandës.”, tha Rama.