Kryeministri Edi Rama nga Brindizi, i Italisë, ku në 7 mars 1991 zbarkuan 18 mijë shqiptarë dhe sot, 30 vjet më pas, ai përcjell një mesazh për politikanët italianë që janë kundër emigrantëve, të cilët sipas tij duhet të marrin mësime nga ish-kryebashkiaku i atëhershëm.

Rama tha se ata duhet të mësojnë se “varka nuk sjell fundin e botës por mundësinë për tu hapur ndaj botës”.

“Mjaftoi vetëm një ditë për ta bërë atë një personazh të historisë së Shqipërisë dhe një personazh që shqiptarët sdo ta harrojnë kurrë, kryetarin e atëhershëm të bashkisë së Brindisit. Ai duhet tu bëjë leksione private politikanëve italiane si ta qeverisin vendin, tu bëjë mësime noti, shëtitje me varkë të mos kenë këtë frikë dhe obsesion nga varka. Varka nuk sjell fundin e botës por mundësinë për tu hapur ndaj botës. Mendoj se politika sduhet të jetë e prirur dhe sduhet të rritet mbi frikën e njerëzve duke ushqyer atë frikë sepse njerëzit duhet të shohin politikën, shpresën jo urrejtjen”, tha Rama.