Shkolla ‘Halit Çoka’ në Kamëz është një ndër godinat e reja të ndërtuara pas shkatërrimit nga tërmeti.
Kreu i qeverisë Edi Rama, i shoqëruar nga ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj, ministrja e Shtetit Elisa Spiropali si dhe nga kreu i bashkisë Kamëz Rakip Suli, ishin të pranishëm ditën e sotme duke inspektuar godinën e re.
‘Në shkollën e re “Halit Çoka” një godinë e pakrahasueshme me atë që shkatërroi tërmeti, infrastrukturë arsimore europiane, e cila tanimë nga 3D-ja e shumëpërqeshur është kthyer në një realitet shumë kokëfortë!’- shkruan kreu i qeverisë në rrejtët sociale.
Ministrja Elisa Spiropali, e cila është edhe drejtuese politike e PS-së në këtë zonë, nënvizoi se janë në total 20 shklla që do të ndërtohen në këtë bashkinë dha kanë një infrastrukturë shumë moderne.