Franca dhe Polonia rikthehen në karantinë, me izolim të pjesshëm në qytetet më të mëdha, pas shtimit të rasteve të infektimit gjatë javëve të fundit. Mbi 21 milionë banorë, në 16 qytete franceze përfshirë edhe kryeqytetin Paris, janë zgjuar këtë të shtunë nën izolim, pasi vendi po përballet me atë që konsiderohet “një valë e tretë” e koronavirusit.
Po nga sot, në Polini, dyqanet jo të domosdoshme, hotelet, sajtet kulturore apo sportive, janë mbyllur për 3 javë pasi java e fundit regjistroi një rritje të frikshme tër asteve, në nivelin më të lartë nga muaji nëntor. Rastet e reja ditore janë rritur edhe në Gjermani, me kancelaren gjermane Angela Merkel që ka paralajmëruar se vendi po përballet tani me një emergjencë shëndetësore dhe masat shtrënguese do të hyjnë përsëri në fuqi.
Sot, kryeqytetet e Europës janë boshatisur dhe gjatë ditës, janë parë shumë pak njerëz në rrugë, kryesisht ata që kanë zgjedhur të stërviten në natyrë. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në Francë, nga shpë rthimi i pandemisë më shumë se 4.2 milionë qytetarë janë infektuar dhe 92 mijë kanë humbur jetën. Ndërsa në Poloni, pas një viti janë infektuar thuajse 60% e popullsisë.