Rudina Xhunga thotë se Lulzim Basha nuk i merr vetë vendimet brenda Partisë Demokratike, pasi nuk e lejon ish-kreu i saj, Sali Berisha. Gazetarja e ftuar sot në emisionin Top Talk vlerëson figurën politike të Lulzim Bashës por thotë se nuk ka fuqi vendimmarrjeje në parti.
“Basha ka humbur gjithnjë me qetësi, nuk ka bërtitur. Edhe tani të njëjtën gjë po bëjmë. Jam e gëzuar që ka dhe portrete qytetarësh të tillë, që ka njerëz që nuk e kthejnë në luftë këtë histori. Berisha e ka kthyer në luftë historinë politike. Berisha është ende protagonist, në bërjen e listave, në të gjitha aspektet. Ka shumë ndikim. Prandaj, edhe Basha ka këtë qetësi. As fitorja, madje as humbja nuk do të jetë e Bashës”.
Më tej ajo shtoi se “Berisha nuk është tërhequr, është aktiv edhe në hartimin e listave. Basha po bën të tijën me aq mundet në këtë vend ku i kanë lënë prozhektorët e skenës. Ai është vetëm folës, roli i Bashës nuk është i njeriut që të kesh turp se po të vënë prozhektorët, se je humbës apo se je fitues”.
Megjithatë, thotë se Basha po bën të tijën me aq sa mundet, “në këtë vend ku i kanë vënë prozhektorët e skenës”. “Basha, Meta dhe Berisha janë të rëndësishëm në këto zgjedhje, janë duke lëvizur fije të rëndësishëm të politikës. Nuk mund t’i thonë Bashës të kesh turp se do humbasësh, nuk është humbja e tij”.