Sara vendosi të largohej nga emisioni të dielën në “Përputhen Prime” kur mësoi se do të kishte një përballje me Jasminën. Sara ka munguar edhe në puntatën e të hënës e të martës duke e lënë enigmë nëse do të rikthehet në program ose jo.

E pasi nisën edhe thashethemet se ajo është përjashtuar, autorja e emisionit, Olsa Muhameti ka treguar se Sara nuk është përjashtuar. “Me Sarën ç’do bëhet? Eshtë pezulluar apo përjashtuar?, shkruante një ndjekës, të cilit Olsa ia ka kthyer: “Jo. Nuk është përjashtuar”.

Ndërkohë kanë nisur dyshimet se mes Sarës dhe Erit po lind diçka pasi ajo ka postuar në Instastory një video ku shfaqet në shoqërinë e tij dhe dyshja duken shumë të afërt.