Aleati i Lulzim Bashës, kreu i LZHK qe kandidon ne listat e PD per Tiranen, Dashamir Shehi nis një rubrikë të re në rrjetet sociale, bisedim live me qytetarët përmes faqes së tij.
Shehi komenton aktualitetin politik, ndërsa nuk kursen as akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili sipas tij duhet te largohet me vote.
Ai së fundmi ka kërkuar votën e qytetarëve si situatë emergjence për heqjen e Ramës, ndonëse ka pranuar se as vetë opozita “nuk janë më të mirët”.
Pjesë nga deklarata e Shehit:
Vetëm delet rrijnë, njerëzit duhet të reagojnë ndaj të keqes.
Ky ka çdo gjë në dorë, dhe nëse ne nuk i dalim për zot, qetësisht, se kërkojnë të na provokojnë që të rrëshqasim, ky ka për të vazhduar dhe s’keni parë gjë akoma ku do të shkojë dhuna, maskaralliku e vjedhja.
Votoni kë të doni, kush t’ju duket më i mirë brenda listës, nuk ka më justifikim. Kur mbërrin puna në ekstrem, unë them që ka ardh dita.
Nuk jemi më të mirët, por kjo është situatë emergjente për të hequr këtë. Si u tha ai në Itali, mbyllni hundën e shkoni votoni. Unë nuk them mbyllni hundën se këtu s’ka për të mbyll hundën.