Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Joseph Borrell dhe komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi gjatë konferencës që po zhvillojnë me kryeministrin Edi Rama në Bruksel, u pyetën në lidhje me shit-blerjen e votave në vendin tonë si dhe me situatën parazgjedhore. “Përgatitjet për zgjedhje janë në proces. E kemi inkurajuar kryeministrin që të ndjekë të gjitha aspektet e OSBE Odihr. Sa i takon çështjes specifike të blerjes së votës, raporti i fundit i Komisoinit për Shqipërinë theksoi rëndësinë e një hetimi të është dhe transparent të akuzave. Vendimi i këshillit në mars 2020 theksojnë se nisja e proceseve gjyqësore për ata të blerjes së votës duhet shikuar”, dekaroi Borell.
Ndërkohë që komisoneri Varhelyi theksoi rëndësinë e zbatimit në terren të atyre që janë arritur nga forcat politike në Shqipëri. “Përveç asaj që tha përfaqësuesi i lartë ne po i afrohemi zgjedhjeve që janë përgatitur në një mënyrë tërësore. Kemi pasur një marrëveshje midis partive. Ky është tashmë një element i ri krahasuar me zgjedhjet e mëparshme dhe kjo sjell garanci. Kjo reformë në përputhje të plotë me parimet e OSBE. Kjo u vijua nga opinioni i Komisionit të Venecias që ranë dakord ta zbatonin plotësisht. Shtesa e tretë e garancisë është pjesëmarrja e vëzhguesve në zgjedhje. Nga ana jonë do të ndihmojnë që vëzhguesit të jenë të pranishëm. Garanci të mjaftueshme ofrohen në sistem. Siç edhe ju pyetët për blerjen e votës do të shikojmë në terren se ç’masa të merren. Ne duam që ligji të zbatohet. Sa i takon pyetjes që lidhet me rastet e nivelit të lartë të korrupsionit është diçka që e kemi biseduar dhe Shqipëria po bën përparim të qëndrueshëm. Nuk ka dyshim që tani na duhet të shikojmë emërimet dhe funksionin e këtyre organizmave. Kur përmenda nevojën për të ndërtuar më tej bilancin këtë kisha parasysh, edhe rivlerësimi i gjyqtarëve duhet të vazhdojë. Kjo ka qenë qasja e këtij komisioni që na duhet të bëjmë përparim në terren”, tha Komisioneri për Zgjerimin.
Sakaq kryeministri Edi Rama e cilësoi si deklaratë të pabesushme, faktin që nuk është ndëshkuar asnjë person që ka blerë votat, pasi sipas kreut të qeverisë ka 20 persona që janë hetuar. ‘Dua të shtoj që është mjaft mbreslënëse, të dëgjoj një deklaratë kaq të pabesueshme, që askush nuk është hetuar apo asgjë nuk ka ndodhur. Ka 20 persona, nga të gjitha partitë, të ndjekur nga prokuroria, për blerje votash, që tani që flasim janë në proces e sipër, ndaj është mbreslënëse.’- tha Rama.