Kryeministri Rama deklaroi gjatë një vizite në një fasoneri në Shkodër se pas mbarimit të vaksinimit të të moshuarve mbi 70-vjeç, do të fillojë vaksinimi i grave dhe vajzave që punojnë në fasoneri.
“Sapo të mbarojmë me vaksinimin për moshën 70-vjeç e lartë, do zbresim poshtë dhe të parët që do vaksinojmë do jenë të gjitha gratë dhe vajzat e fasonerive, burrat kismet”, tha Rama.
Vaksinimi masiv i të moshuarve mbi 70-vjeç në vend vijon prej katër ditësh tashmë në vend dhe po ecën me ritme mjaft të shpejta, ku deri mbrëmjen e djeshme u shënuan 100 mijë persona të vaksinuar.