Gjithmonë festivalet muzikore janë emocionuese, por gjithçka bëhet edhe më drithëruese kur aty është një prej nesh, një shqiptar.

Në edicionin e 71 të festivalit të Sanremos në Itali, këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta “rrëmbeu” vendin e tretë, me këngën ‘Një milion gjëra për të të thënë’, duke përcjellë një milion emocione përcolli për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

Kjo nuk është hera e parë që Meta zë një vend të mirë në ketë festival, pasi ai në vitin 2018 ishte fituesi i Sanremos dhe i zemrave tona.

Vendin e parë në edicionin e 71-të festivalit fitues është grupi Maneskin i përbërë Damiano David, Victoria De Angelis, Thomas Raggi dhe Ethan Torchio me këngën “Zitti e buona”, të cilët do të përfaqësojnë edhe Italinë, në festivalin evropian muzikor, “Eurovision”. Fitorja e Maneskin tërhoqi vëmendjen e publikut, pasi një grup rroku nuk ka qenë shumë i shpeshtë në këtë festival.

Ndërsa vëndin e dyte fituan këngëtari Fedez dhe Francesca Michielin me “Call me name”. Pavarësisht se këtë vit për shkak të pandemisë së COVID-19 festivali u zhvillua pa praninë e publikut, emocionet muzikore nuk munguan.

Ermal Meta interpretoi me Orkestrën Mandolin të Napolit kryeveprën e Lucio Dalla-s, “Caruso” dhe fitoi edhe mbrëmjen e dueteve të Festivalit Sanremo 2021. Këngëtari, tashmë fitues i festivalit në 2018 i shoqëruar me Fabrizio Moro, i cili u rendit i pesti dhe në Eurovizion, u votua si më i miri nga orkestra.