Ditën e sotme Partia Demokratike çeli zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Në sheshin “Nënë Tereza” u mblodhën qindra simpatizantë të Partisë Demokratike, të cilët qëndruan për rreth 2 orë deri në mbylljen e mitingut.

Por pasi u larguan ata lanë pas një sasi të madhe mbeturinash si qeska, shishe uji dhe letra, të cilat u shpërndanë në të gjithë sheshin.

Pas përfundimit të mitingut të PD, punonjësit e bashkisë filluan punën për pastrimin e sheshit “Nënë Tereza”, duke mbledhur të gjitha mbeturinat e lëna pas nga simpatizantët demokratë.