Çifti shumë i dashur për publikun, Andrra dhe Sinan Hoxha janë bërë prindër për herë të dytë. Andrra ka sjellë në jetë një djalë dy ditë më parë, teksa sot zbuloi edhe emrin që i kanë vendosur. Andrra ka postuar një foto të Ansit me vëllain e vogël dhe zbulon se i kanë vendosur emrin Ayan, që do të thotë dhuratë nga Zoti.
“Mirë se erdhe në botë vëllai im i vogël Ayan”, shkruhet në foton e ëmbël të Ansit me Ayanin.
Kujtojmë se pak kohë më parë Andrra zbuloi se ishte dëshira më e madhe e Ansit të bëhej me një vëlla.