Ashtu sikurse edhe e kishte premtuar kryeministri Edi Rama, ka vijuar edhe sot në Kukës vaksinimi i bluzave të bardha të Kosovës. Dje dhe sot kanë qenë 500 mjekë që kanë marrë dozën e parë të vaksinës antiCovid.

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm dje në sallën ku prisnin për t’u vaksinuar mjekët kosovarë të cilët e pritën me duartrokitje dhe entuziazëm kreun e qeverisë shqiptare. Në llogarinë e tij në facebook kryeministri Rama bën me dije, përmes fotove, se sot ka vazhduar në Kukës vaksinimi i grupit të dytë prej 200 bluzash të bardha të Kosovës.

Postimi i plotë: Jena1 *ka vazhduar sot në Kukës vaksinimi i grupit të dytë prej 200 bluzash të bardha të Kosovës. (Lexo.al)