Sondazhi i tretë kombëtar i Euronews Albania me kompaninë prestigjioze MRB lidhur me votën e shqiptarëve në zgjedhjet e 25 prillit zbuloi se nëse qytetarët do të drejtoheshin këtë të diel drejt kutive të votimit ata do të votonin në këtë mënyrë: PS – 41.3% e votave PD – 30.8% e votave LSI – 7.6% e votave PDIU – 1.3% e votave

Krahasuar me rezultatet e sondazhit të janarit dhe shkurtit, LSI vërehet se ka një rënie të mbështetjes me 2.7%, ndërsa PD një rritje me 2.6%, ndërsa PS ka pasur pak luhatje. Votuesit e papërcaktuar, pra ata që janë përgjigjur se nuk do të votojnë, nuk e dinë apo që kanë refuzuar të përgjigjen janë në masën 17.9%, një tendencë në rritje krahasuar me gjetjet e dy sondazheve të para ku të papërcaktuarit ishin 16.1% dhe 17%.

Nëse edhe votuesit e papërcaktuar do të duhej patjetër të votonin për një parti projeksioni llogarit këtë përqindje votash: PS – 48.4% PD – 38.3% LSI – 9.4%

Metodologjia Sondazhi i tretë i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze të sondazheve MRB u zhvillua në periudhën 25 shkurt – 9 mars në shtrirje të 12 zonave elektorale në nivel kombëtar. 1600 persona me të drejtë vote u pyetën lidhur me vendimet e tyre për zgjedhjet parlamentare.