Partia Socialiste ka publikuar ditën e sotme spotin e parë në nisje të betejës së 25 prillit. Me zërin e artistit të njohur Robert Ndrenika që flet në emër të PS preken tema si teatri, tërmeti e pandemia, duke kërkuar një mandat të tretë, një ‘akt të dytë’ për të çuar në fund punët e nisura.

“Mirëmëngjes dhe për hajër të gjithëve bashkë, për njëri-tjetrin dhe për Shqipërinë, të ardhmen tonë. Dita e Parë e ndeshjes zgjedhore”, shkruan Rama.

Sot më 25 mars nis zyrtarisht fushata zgjedhore. Kryeministri Edi Rama do çelë fushatën duke organizuar një takim në sheshin “Skëndërbej”, në orën 18.00 me masa anti-COVID, ku do të jenë të pranishëm të 153 kandidatët për deputetë në të gjitha qarqet.

Në ndryshim nga zgjedhjet e kaluara, kjo fushatë nuk do të ketë grumbullim të simpatizantëve të asnjë prej forcave politike, për shkak të pandemisë që ka “pushtuar” vendin prej më se 1 viti.