Ministri i Shtetit për diasporën Pandeli Majko tha gjatë një interviste për Report Tv se strategjia e PS për të vendosur në limitet e listës fituese figura të rëndësishme të partisë do sjellë rezultat në 25 prill. Majko shtoi se veprimet e presidentit Meta dhe lista e PD po i çon socialistët drejt mandatit të tretë. Majko shprehu keqardhje që emigrantët nuk do votojnë në këto zgjedhje dhe sqaroi se pengesë u bë opozita Vendosjen në kufijtë e listës fituese të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit, Pandeli Majko e cilëson strategji fituese.

“Është e duhura, se ndryshe do të dukej sikur ne të vjetrit këdo të kërkonim vota për veten tonë. Ky është princip që kemi ndjekur, dhe i bëjmë të qartë votuesve në këtë formë që ajo që ka rëndësi është kontributi për qytetarët”, deklaroi ministri. I pyetur për kundërshtarët politik, Majko tha se nuk beson se qytetarët e Tiranës do të votojnë kryetarët e partive të vogla

“Do të doja figura më simbolike të opozitës,do isha në pozitë të vështirë sot me tiranë nëse dhe unë do i kisha ofruar votuesve disa kryetarë partish, qytetarët e kanë të vështirë të votojnë për tufën e kryetarëve që kanë në list” Për Pandeli Majkon veprimet e presidentit meta po ja lehtësojnë fitoren partisë socialiste

“Ka një konkurrencë aspak të përshtatshme për të bërë të qarte se kush është drejtuesi i opozitës, konkurrenca të tilla shpreh dobësi të atyre që kemi përball, na bën më të vendosur që fitorja do të jetë e sigurt. Nëse pala tjetër pretendon të fitoj siç dëshiron, do të ishte problem për PD pasi duhet negocim për drejtuesit e partive. Përveç postit të kryeministrit Lulzim Basha do ta kishte vështirë vendimmarrje për të ardhmen e këtij vendi, pasi votohet për Bashën por vendimet i merr dikush tjetër”, tha ai.

Ndërsa për sa i përket votës së emigrantëve në zgjedhjet e 25 prillit Majko tha se mungon vullneti përfaqësuesve të opozitës në KQZ. Me gjithë kërkesën tonë përfaqësuesit e opozitës në KQZ nuk kanë pranuar ti votojnë për arsye të natyrës politike e kanë menduar aplikimin si një sukses të maxhorancës.