Njerëzit e moshuar që janë rikuperuar nga Covid janë më të rr ezikuar të infektohen sërish. Studimi i kryer në Danimarkë zbuloi se personat nën 65 vjeç ishin rreth 80% të mbrojtur për të paktën gjashtë muaj nga ri-infektimi me Covid. Personat mbi 65 vjeç janë të mbrojtur deri në 47%.
Autorët e hulumtimit, botuar në revistën mjekësore Lancet , thanë se kjo është jetike dhe se duhen të merren masa për të mbrojtur njerëzit e moshuar, të cilët gjithashtu kanë më shumë gjasa të vd esin nga Covid.
“Studimi ynë konfirmon se: ri-infektimi me Covid-19 është i rrallë tek të rinjtë e shëndetshëm, por të moshuarit janë në rrezik më të madh për tu infektuar përsëri, tha Dr Steen Ethelberg nga Statens Serum Institut në Danimarkë