Kryeministri Rama e ka cilësuar ditën e sotme në Bruksel si një ditë mjaft produktive dhe me vlerësime shumë të mira për Shqipërinë. Duke postuar disa foto me takimet e zhvilluara në Bruksel, Rama shkruan se ishin pozitive ku pati bashkëbisedime të drejtpërdrejta me miqtë e Shqipërisë.
“Ditë pozitive e produktive në një moment të vështirë për të gjithë; bashkëbisedime të drejtpërdrejta me miqtë tanë në Bruksel dhe vlerësime shumë të mira nga ana e tyre për Shqipërinë”, shkruan Rama.
????Ditë pozitive e produktive në një moment të vështirë për të gjithë; bashkëbisedime të drejtëpërdrejta me miqtë tanë në Bruksel dhe vlerësime shumë të mira nga ana e tyre për Shqipërinë?
Posted by Edi Rama on E hënë, 1 Mars 2021