Në një video-mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ca gjëra janë vërtetë të pamundura, por të tjera siç është rritja e pagave është e mundur.
Sipas tij, hapja e vendeve të reja të punës dhe futja në Bashkimin Evropian është e mundur!
“Ta marrim këtë mundësi me të dyja duart dhe të votojmë për ndryshim në 25 prill”, thotë Basha në video. Besojeni! Çfarë thuhet në video: Mbylli sytë dhe imagjino, Imagjino sikur Shqipëria fiton Kupën e Botës, Imagjino sikur Dua Lipa të këndonte në dy vjetorin e vajzës tënde. Imagjino Mesin që nënshkruan kontratë me Tironën dhe Kristianon me Partizanin. Hej, ngadalë! Ca gjëra janë të pamundura, por rritja e pagave është e mundur! Hapja e vendeve të reja të punës është e mundur! Krijimi i vendeve të punës është i mundur! Futja në Bashkimin Europian është e mundur! Ta marrim këtë mundësi me të dyja duart dhe të votojmë për ndryshim në 25 prill”, thote Basha.