Rivaksinimi i të moshuarve mbi 80 vjeç ka nisur ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka parë nga afër si po vijon procesi i vaksinimit të të moshuarve, ndërsa ka theksuar se gjatë ditës së sotme do të vaksinohen rreth 2500 persona, mes të cilëve janë edhe ata që kanë nevojë për dozën e dytë.
“Është shumë i rëndësishëm i gjithë mbulimi territorial që do bëhet në shkolla për çështjen e vaksinimit të mësuesve. Sot kemi planifikuar 2500 doza vaksinime dhe rivaksinime në të gjithë Shqipërinë”, tha Manastirliu.
Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 24,887 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.