Bearti deklaroi mbrëmë se është ndarë nga Tea për të mos u ribashkuar më kurrë. Ai nuk zbuloi asnjë arsye konkrete, duke i lënë ndjekësit shumë kuriozë.
“Po gjithçka ka marrë fund. Nuk dua drama ose vëmendje, kështu që dua me e mbyll këtu këtë kapitull edhe mos me e hap më asnjëherë”, shkroi Bearti.
Ai ka publikuar gjithashtu dhe një shprehje në rrjetet sociale ku thuhej “Nuk mund ta fitosh kurrë një argument me një person negativ. Ata dëgjojnë vetëm çfarë u leverdis dhe dëgjojnë vetëm për t’u përgjigjur”.
Së fundmi, Tea ka reaguar ndaj deklaratës së tij. Ajo ka publikuar në Instastory një video të fjalimit të politikanes Sarah Hanson Young, e cila mes të tjerash shprehet: “Burrat e vërtetë nuk i shajnë dhe kërcënojnë gratë. Nuk i sulmojnë dhe nuk i bëjnë të ndihen të bullizuara”. Ajo thotë se këto burra nuk janë të prerë për ta quajtur veten “burrë”.