Inxhinieri Arben Meçe, i cili njihet si një nga themeluesit e Partisë Demokratike u shpreh se kreu i PD-së, Lulzim Basha ka një periudhë të errët. Sipas Meçes, liderin e PD-së nuk e lidh asgjë me këtë parti. Gjatë fjalës së tIj Meçe tha se libri i Bashës ka probleme shumë serioze me kronologjinë e ngjarjeve dhe vërtetësinë e tyre.
“Ky libër, me tendencën për të prodhuar histori, ka brenda manipulime të çuditshme, të cilat nuk qëndrojnë dhe fizikisht, prandaj vlen për tu debatuar në këtë prizëm. Nga të dhënat, nuk ka të dhëna që e ka mbaruar shkollën në Utrecht. Edhe në këtë libër ta jepte. Edhe në këtë libër ta jepte origjinën. Ai dhe në këtë libër nuk e jep ku e ka mbaruar shkollën, sepse ka pikëpyetje, nëse e ka mbaruar apo jo.
Ka një periudhë të errët të Lulzim Bashës dhe ç’thotë Lulzim Basha… nuk ka nxjerrë një dokument kur ka ik në Holandë, nuk ka një dokument kur ka mbaruar shkollën. Një person i cili ka një periudhë të errët në historinë e vet detyrohet të bëjë një libër, që brenda vetes ka probleme shumë serioze me kronologjinë e ngjarjeve dhe vërtetësinë e tyre…”, u shpreh Meçe për Vizion