Kryeministri Rama gjatë vizitës në Kamëz ndër të tjera është takuar rastësisht edhe me një grup nxënësish.

Teksa treguan që ishin të kënaqur me ndërtimin e shkollës së re, vogëlushët shkëmbyen edhe disa batuta. Kreu i qeverisë iu kërkoi me humor atyre që të thërrisnin ‘Rama ik’, por fëmijët reaguan me buzëqeshje.