Skandal me listën e kanditatëve për deputetë të Partisë Demokratike në qytetin e Vlorës, Lulzim Basha ka firmosur dy lista të ndryshme, çka është bërë edhe “molla e sherrit” Bujar Leskajt. Newsbomb.al siguron dy listat e dorëzuara nga PD-ja ën Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Të dyja janë të firmosura nga kryedemokrati Lulzim Basha, por renditja është e ndryshme. Në njërën listë është Nada Daullja ajo që renditet e gjashta, ndonëse jo brenda, por shumë pranë zonës së sigurtë.

Por në listën e dytë po për Vlorën, numri i gjashtë është Nadire Meçorapaj, ndërsa Nada Daullja është zhvendosur tre vende më poshtë, në vendin e nëntë. Ky “gabim” që mban firmën e Bashës në listën e Vlorës ka shkaktuar përplasje të forta mes demokratëve në këtë qytet, madje deri aty sa Bujar Leskaj ishte shumë pranë braktisjes së garës. Ai mblodhi menjëherë një pjesë të strukturave të partisë, ndër ta edhe Agron Kuliçajn, ndërsa debatoi ashpër me Genc Deromemajn dhe më pas fiku telefonin, raporton newsbomb.al. Por kjo është edhe arsyeja që KQZ vendosi t’i kthejë listën PD-së. Ndërsa tani priten sërish ndryshime, derisa demokratët të bien dakord se cila listë do të jetë përfundimtarja. DY LISTAT E NDRYSHME TË PD: