Tensioni është një sëmundje nga e cila vuajnë shumë njerëz në të gjithë botën, që në jo pak raste ka rezultuar edhe fatale.

Ekzistojnë disa mënyra natyrale për ta mbajtur në kontroll, të cilat mund t’i aplikoni edhe vetë në shtëpi.

Kura me lëng limoni

Përbërësit: Ujë, një kokërr limoni

Përgatitja:

Shtrydheni lëngun e një limoni në një gotë me ujë dhe pijeni atë çdo mëngjes përpara se të konsumoni ushqim.

Kura me hudhër

Hudhra përmban substanca sulfuri që kanë aftësinë të ulin tensionin e gjakut dhe largojnë toksinat dhe kolesterolin nga organizmi.

Duhet që të konsumoni të paktën 2-4 thelpinj hudhër të freskët në mëngjes përpara se të hani ushqim ose përpara se të flini.

Kura me uthull molle dhe sodë buke

Përbërësit: Ujë, një majë luge çaji me sodë buke, një lugë gjelle me uthull molle

Përgatitja:

Përzieni një lugë gjelle me uthull molle, një majë luge çaji me sodë buke dhe një gotë me ujë.

Konsumojeni dy herë në ditë për rezultate konkrete.