Të dërgojnë urimin e ditëlindjes sapo të mbërrijë ora 00:01. Shfaqen në derë me biskota dhe pije kur e dinë që keni kaluar një ditë të keqe. Ata e dinë se cila këngë ju ngre humorin dhe kuptojnë gjendjen tuaj me një shikim në sy. Besnikëria është zemra e një miqësie dhe një marrëdhënieje romantike. Disa hiqen si të tillë dhe një moment nxjerrin fytyrën e vërtetë, e të tjerë nuk ndryshojnë asnjëherë, gjithmonë besnikë! Bazuar në shenjën e horoskopit sipas astrologëve, këto janë tre më besnikët.

Akrepi: Akrepi është një shenjë uji. Mund ti imagjinoni si miq apo të dashur të ftohtë dhe të ashpër. Por nga brenda janë shumë emocionalë. Besnikëria e Akrepit buron nga ndjeshmëria dhe intuita e tyre intensive. Kur i përgjigjeni telefonit, partneri juaj Akrep nuk dëgjon vetëm fjalët tuaja. Ata mundohen të dëgjojnë përtej, analizojnë tonin e zërit për të kuptuar gjendjen emocionale dhe mundohen të bëjnë gjithçka për t’ju ndryshuar ditën për mirë. Nëse një akrep të do, është gati të sakrifikojë dhe mirëqenien e tij. Akrepi udhëhiqet nga Plutoni, simboli qiellor i rilindjes, luftës dhe transformimit, nuk ka asgjë që mund të thuash ose të bësh për të trembur Akrepin, sidomos në një marrëdhënie. Nëse janë të sigurt për ju, nuk ndryshojnë.

Peshorja: Udhëhiqet nga Venusi, perëndesha planetare e bukurisë, harmonisë dhe kënaqësisë, Peshores i pëlqen të dashurohet. Janë të gjallë, të qeshur dhe flirtues nga natyra që bëjnë të fitojnë çdo zemër. Ata kërkojnë ekuilibër dhe stabilitet në marrëdhëniet e tyre. Nëse përshtatesh me to, intelektualisht dhe emocionalisht, peshorja do të jetë përjetësisht besnike.

Demi: Demi është i rrethuar nga rutina dhe merr kënaqësi edhe nga gjërat më të thjeshta. Demët janë shumë selektivë në shoqëri dhe marrëdhënie. Demi ka tendencë për miqësi shumë të ngushtë bazuar të mirëbesimi. Përdor çdo gjuhë të mundshme për të shprehur besnikërinë. Për demin, një lidhje është si një nyje që nuk duhet të zgidhet. Në fakt është shenja më e besueshme e zodiakut. Nuk lodhet me ritualet kuptimplota që mund të ndërtoni në marrëdhënien tuaj (veçanërisht kur ato përfshijnë ushqimin).