Tubimi i djeshëm në Kavajë, ku mblodhi rreth vetes rreth 150 persona, i ka kushtuar shtrenjtë kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Kreu i PD është gjobitur me 5 milion lekë. Ndërkohë Policia e Shtetit ka proceduar 24 persona, të cilët akuzohen se kanë tubuar në mënyrë të paligjshme. Mes të proceduarve është edhe ish-kryebashkiaku i Kavajës Isa Sakja.

Personat janë proceduar për organizim të tubimit të paligjshëm dhe bllokim të lëvizjes së mjeteve. Në tubim ishin mbledhur 150-200 persona, duke thyer kështu masat e vendosura në periudhë pandemie.

Ditën e djeshme, kreu i PD-së, Lulzim Basha u prit nga qindra persona në qendër të Kavajës. Shumica prej tyre nuk mbanin maska dhe as nuk respektonin distancën, duke mos respektuar rregullat që janë vendosur për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.