Lehtësimi i fluksit të turistëve midis Greqisë dhe Serbisë gjatë sezonit të ardhshëm të verës ishte tema kryesore e takimit në Beograd të Ministrave të Turizmit të dy vendeve, Haris Theocharis dhe Tatiana Matic qe kane nënshkruar edhe një deklaratë të përbashkët bashkëpunimi.
Sipas Theoharis, turistët serbë do të lejohen të hyjnë në Greqi që ne14 maj dita kur Greqia ka anuncuar hapjen e sezonit turistik, me kusht që ata të kenë ose një certifikatë digjitale vaksinimi ose një test molekular negativ ( PCR) ose një vërtetim që kanë kaluar koronavirusin dhe kanë antitrupa.
Për më tepër, qeveria greke ka marre vendim qe do te lejoje hyrjen edhe te atyre personave qe ne certifikatat e tyre digjitale shkruhet se kane marre vaksinën ruse apo kineze pavarësisht faktit se ato ende nuk kanë miratimin e Agjencisë Evropiane te Barnave (EMA) duke krijuar kështu një precedent edhe për vendet e tjera te Ballkanit qe kane marrë të njëjtat vaksina.
“Disa nga këto kompani vaksinash kanë bërë kërkesë në BE dhe shumë shpejt do të aprovohen nga Organizmi Evropian i Barnave . Pra përgjigja jonë është e pastër dhe e qartë, do të pranohen këto vaksina ,duke shmangur kështu procesin e testeve dhe do të hyjë ky person lirisht në të ashtquajturën korsinë e gjelbër, duke lehtësuar trafikun në kufij”, tha Theocharis.
Theocharis gjithashtu tha se qeveria greke ka ne plan ashtu si edhe me Rumaninë, hapjen e kufirit për serbët, ndoshta para Pashkëve Ortodokse, duke pasur parasysh se programi i vaksinimit po zhvillohet me shpejtësi në Serbi.
Ky planifikim do të aprovohet kur të jenë përfunduar të gjitha procedurat teknike dhe të nënshkruhet një memorandum përkatës.
Gjithashtu është rënë dakord se këtë vit turistët serbë do të jenë në gjendje të hyjnë në Greqi përmes dy pikave kufitare në kufirin me Maqedoninë e Veriut dhe tre të tjerave me Bullgarinë.
Nga ana e saj ministrja serbe ka shtuar se qeveria në Beograd do të lehtësojë udhëtimet jashtë vendit edhe për ata që nuk janë vaksinuar duke siguruar testimin molekular falas.