Ish-deputeti i Partisë Demokratike në Elbasan, Aurel Bylykbashi ishte një prej personave që ditën e sotme u përfshinë në përplasje fizike në qytetin e Elbasanit.

Tensioni nisi mes militantëve të PD-së dhe PS-së të grumbulluar në Ditën e Verës për të pritur liderat e partive më të mëdha në vend, Ramën dhe Bashën, që qëlloi ta vizitonin qytetin në të njëjtën kohë.

Por Bylykbashi, përmes rrjetit social Facebook i drejtohet kryeministrit Edi Rama duke i thënë se pse kerkon te fitosh prap ne zgjedhje, duke kerkuar me sa duket qe te respektohet radha dhe te vije PD.

Madje kercenon se vendi po shkon ne lufte!