Arsim Abduli është një nga konkurrentët më të rinj në “Përputhen”. I riu nga Kërçova e Maqedonisë së Veriut ka arritur të bëjë për vete në pak kohë ndjekësit. I surprizuar nga mbështetja që ndjekësit i kanë ofruar, Arsimi ka njoftuar sot se ka marrë një vendim.
Arsimi shkruan: “Së pari ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë. Falenderoj të gjithë dhe çdo person për mbështetjen time, dua të shpreh falenderimet e mia për ata që sakrifikojnë kohën e tyre, më shkruajnë dhe më mbështesin. Unë dua të kthej diçka kështuqë mora vendimin do të hap një institut për njerëzit në nevojë sa më shpejt që të kthehem në Zvicër, por për gjatë kësaj kohe do ndaj në profilin tim njerëz në nevojë, çdo ditë pa asnjë tarifë, kështu që më shkruaj…”
Ky është ndër të paktat raste ku një konkurrent tregon një thjeshtësi në komunikim ndaj publikut, ç’ka u ka munguar konkurrentëve të tjerë me përjashtim të Ana Lleshit, e cila gjiithmonë i ka konsideruar shkrimet e atyre që e ndjekin.