Kyeministri Rama i ka dorëzuar titullin ‘Dëshmor i Atdheut’ familjes së Arjan Salës, për 32-vjeçarin që ndërroi jetë pasi shpëtoi 20 punonjës në zjarrin që ra para disa ditësh në magazinën e qendrës tregtare “Casa Italia” në Tiranë.
Arjan Sala u fut mes flakëve për të shpëtuar jetën e të tjerëve dhe u nxor i pajetë nga magazina. Trupi i pajetë i të riut u nxor mëngjesin e së shtunës pas rreth 60 orësh kërkime.