Kryeministri Edi Rama thotë se është i vetëdijshëm për zhgënjimin që qytetarët mund të kenë anembanë vendit me qeverisjen e tij në 4 vitet e fundit. Rama i ftoi qytetarët të mos “shkojnë në prehërin” e partive opozitare pikërisht tani që fati i kësaj reforme sipas tij vihet në pikëpyetje më 25 prill. Rama pranoi se në mesin e socialistëve ka pasur edhe ka “pisanjosëë e batakçinj”, por theksoi se PS nuk është “kishë e xhami”, por as “pyll pa derra”. “Unë s’jam i dërguari i Zotit në Tokë, as engjëll nuk jam e as është kjo që po vjen një zgjedhje mes ëngjëjsh e djajsh.
Se të jem i sinqrtë, PS e unë vetë s’jemi një zjgedhje ideale në këtë udhëkryq, s’jemi pa të meta, kemi plot, kemi bërë gaibme që i dimë e mesiguri që nuk i dimë, se janë sa të duash njerëzit e zakonshëm që një herë të paktën s’e kanë marrë nga ky shtet shërbimin që u takon sa i takon. Ne s’jemi as një pyll pa derra se batakcinj e pisanjosë që e kanë njollosur emrin e kësaj partie ka pasur e ka akoma në zyrat e këtij shteti lart e poshtë. Por PS s’është as kishë e as xhami, por një vizion i njerëzishëm për Shqipërinë, një mision që vazhdon pa u ndalur, karakter i pakrahasueshëm me të tjerët në fushën e ndeshjes, me në krye betejën për drejtësinë që populli shqiptar meriton”, tha Rama.
Kryeministri në fjalën e tij dha edhe arsyen pse sipas tij deklaratat e ndërkombëtarëve ndonjëherë ngjajnë si mbështetje për qeverinë dhe mazhorancën e sotme. Sipas tij, kjo është për arsye të reformës në drejtësi. “Shumëkush e kupton pse partnerët tanë ndërkombëtarë bëjnë deklarata që tingëllojnë shpesh pro PS apo pro meje. S’është fare në natyrën e shteteve të mëdha që të marrin anë politikisht për qeverinë. Por ka një aryse shumë të madhe e të qartë për mbëshetjen e tyre që shpesh komentohet madje përqeshet si mbështetje për ne, për mazhorancën e sotme e të nesërme të këtij vendim, reforma në drejtësi dhe e ardhmja e drejtësisë në Shqipëri”, u shpreh Rama.