Testet përfundimtarë treguan se vaksina e një tjetër kompanie të rëndësishme kundër koronavirusit, Novavax, ofron një mbrojtje prej gati 100% kundër sëmundjes që ka trazuar globin.
Në një kohë kur shumë vende kritikohen për ngadalësi në procesin e imunizimit e përballen me mungesa vaksinash, ky konsiderohet një lajm i mirë. Vaksina e Novavax rezulton 96.4% e efektshme kundër formave të lehta, mesatare apo edhe të rënda të Covid 19 në testimet e zhvilluara ne Britaninë e Madhe e rezultate premtuese shfaqi edhe në fazën dy të testimeve në Afrikën e Jugut.
Kompania bioteknologjike nuk shqetëosohet prej konkurrencës.”Është një botë e madhe atje jashtë, dhe në këto momente ka shumë nevojë për vaksina”, thote drejtuesi i saj Stanley Erck. Vaksina e Novavax mund të marrë dritën jeshile të rregullatorëve amerikanë që në muajin maj.
Vaksinat në qarkullim sot nëpër botë përdorin teknologji të ndryshme për të nxitur një përgjigje imune. Novavax-it ka zgjedhur të përdorë atë që njihet si teknologji nanogrimcash rikombinuese. Erck thotë se kompania ka premtuar t`i dorëzojë qeverisë amerikane 110 milionë doza të vaksinës së saj dhe kjo mund të ndodhë që në fillim të muajit korrik.