Gratë shtatzëna duhet të kenë një kujdes të veçantë për t’u mbrojtur nga COVID-19, pasi të dhënat mbi vdekjet prej këtij virusi tregojnë se disa gra kanë humbur jetën gjatë shtatzënisë ose gjatë lindjes së fëmijës. Një formë e mbrojtjes kundër virusit është edhe vaksinimi, i cili duket se ndikon pozitivisht në disa aspekte.

Sipas disa mjekëve amerikanë vaksinat kundër COVID -19 janë të sigurta për gratë shtatzëna e madje sjellin përfitime dhe sigurojnë imunitet edhe për foshnjat. Vaksinat kundër COVID-19 nuk janë testuar në këtë kategori duke shkaktuar hezitim në shumë prej nënave të reja.

Mjekët që mbështesin këtë ide shprehen se vaksinat kundër COVID-19 janë të ngjashme me vaksinat e tjera. Në SHBA gratë shtatzëna kanë të drejtë të marrin vaksinën kundër COVID-19 në rreth 40 shtete dhe sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe më shumë se 60 mijë prej tyre janë gati të vaksinohen.