Ka vijuar edhe sot në disa qytete të vendit vaksinimi masiv i të moshuarve +70 vjeç. Procesi po zhvillohet me ritme të kënaqshme dhe të moshurit janë shprehur mjaft të kënaqur që kanë mundur të vaksinohen. Kryeministri Edi Rama publikoi sot foto nga vaksinimi i të moshuarve, duke u shprehur se asnjë kënaqësi më të madhe s’ka pasur në jetën e tij politike, sesa kjo e lehtësimit të shpirtit të gjysheve e gjyshërve të këtij vendi

“Asnjë kënaqësi më të madhe s’kam pasur në jetën time politike, sesa kjo e lehtësimit të shpirtit të gjysheve e gjyshërve të këtij vendi, pas një viti ankth në tunelin e pandemisë, prej ku tanimë filluam të dalim”, është shprehur Rama, i cili ka treguar edhe disa prej qyteteve ku po zhvillohet vaksinimi i të moshuarve, “Tropojë, Dibër, Shkodër, Krujë, Berat, Vlorë, Lushnje, Sarandë, Ersekë, Tepelenë, Përmet, Malësi e Madhe, etj”.

Vaksinimi masiv nisi të dielën, ku ditën e parë u vaksinuan 11 487 persona në gjithë vendin.