Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Iria Preza bëri të ditur se deri rreth orës 17:00 të ditës së sotme janë vaksinuar në sheshin “Skënderbej” mbi 1500 persona mbi 70 vjeç me vaksinën ruse “Sinovac”.
“Këtu në sheshin “Skenderbej” mbi 1500 vaksinime te grupmosha 70+ po të mos harrojmë se procesi ka vijuar në të gjithë vendin. Vaksinimi është në proces akoma dhe dua të falenderoj të gjithë strukturat që kanë marrë pjesë në vaksinim”, tha ajo.
Preza tha se vaksina “Sinovac”, është efikase dhe e sigurtë. Por, vuri në dukje ajo si të gjitha vaksinat e tjera jep efekte si lodhje dhe temperaturë.
“”Sinovac” është një vaksinë shumë efikase, e sigurt dhe e prodhuar me një teknologji të njohur. Është një vaksinë shumë e purifikuar. Deri tani është pranuar dhe të gjithë ata që janë paraqitur për vaksinim nuk kanë paraqitur efekte anësore. Si çdo vaksinë ka efekte të ditura, temperaturë apo lodhje. Jo efekte të ndryshme nga vaksinat e tjera ndaj COVID”, tha Preza.