Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, kandidate për deputete e PS në qarkun e Korçës ka vizituar sot qendrën e vaksinimit masiv në Kolonjë.
Xhaçka bëri me dije se çdo ditë në Kolonjë do të vaksinohen 100 qytetarë. Sipas saj, krahas mbrojtjes së jetës së qytetarëve, procesi i vaksinimit do të ndihmojë në rikthimin e normalitetit në turizëm.
“Apel banorëve për të ndjekur orientimet e mjekut të familjes për oraret dhe kategoritë, vlerësim për bluzat e bardha në të gjithë Shqipërinë për përkushtimin veçanërisht këtu në Kolonjë ku turizmi është baza e zhvillimit ekonomik. Shumë shpejt Kolonja, Devolli, Korça, Pogradeci, Maliqi e Pusteci do të buzëqeshin, e turizmi, në kryeqendrën e tij, do të lulëzojë sërish”, u shpreh ministrja Xhaçka.