Jo vetëm pagat e mësuesve, mjekëve dhe infermierëve, por dhe pagat e punonjësve të administratës publike do të pësojnë një rritje të konsiderueshme. Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili është njëherësh edhe drejtues politik i PS për qarkun e Tiranës, bën me dije se pagat e mësuesve, mjekëve dhe infermierëve do të rriten në mandatin e ri me 40 %, ndërkohë që pagat e punonjësve të administratës publike do të rriten me 30 %.
Veliaj thekson se gjatë 8 viteve të socialisteve në drejtimin e vendit u është rikthyer dinjiteti heronjve të shëndetësisë dhe i punonjësve të sistemit arsimor në vend.
Më poshtë postimi i plotë:
Rikthyem dinjitetin e heronjve të shëndetësisë!
Rritje e pagës me 63% për mjekët dhe infermierët e punësuar në spitalet shtetërore
Rritje e pagës me 57% për mjekët e punësuar në qendrat shëndetësore
Rritje e pagës me 68% për infermierët dhe laborantët e punësuar në qendrat shëndetësore
Mirënjohje e veçantë për heronjtë që luftojnë në vijë të parë kundër COVID-19
Mjekët dhe infermierët në vijën e parë të luftës ndaj COVID-19 përfitojnë bonusin prej 1000 Euro në muaj mbi pagën, ndërsa stafi mbështetës 500 Euro.
Mjekët specialistë të cilët pranojnë transferimin në qendrat rajonale përfitojnë bonusin 250 mijë Lekë mbi pagën
Rikthyem dinjitetin e heronjve të sistemit arsimor!
32% rritje page për mësuesit e sistemit parauniverstar
Në mandatin e ri do të punojmë për të arritur:
40% rritje për pagat e mësuesve, mjekëve dhe infermierëve
30% rritje për pagat e punonjësve të administratës publike