Kandidatja e parë për deputete në listën e PS-së Luljeta Bozo, në fjalën e mbajtur prej saj, deklaroi se Partia Socialiste, gjatë kësaj kohe, ka ndërmarrë reforma të pakrahasueshme.

Bozo theksoi se në PS të gjithë do të luftojnë për mandat të tretë, duke shtuar se qeveria e tregoi veten me tërmetin.

“Çdo e kisha imagjinuar, por që të isha në politikë as mendja nuk më shkonte. Kur më erdhi ftesa nga Rama dhe kur Veliaj më hoqi pasigurinë, e kuptova se ne profesionistët jemi shumë të kërkuar. E pranova kërkesën, sepse PS është parti progresiste, me shumë vizion, që merr ata që merr përsipër. Nuk bën vaki që të ketë dhënë premtim e të mos e ketë mbajtur.

Njerëzit duhet ta dinë se PS ka bërë punë të madhe dhe duhet që Partia Socialiste që të marrë mandat të tretë, me qëllim që punët të ecin përpara. Qeveria tregoi veten se di të menaxhojë situatën shumë mirë. Kemi Italinë, e shtata në botë dhe nuk ka strehuar të prekurit. Mandati i tretë i PS është për të mirën e vendit”, tha Bozo.