Kandidatja e Bindjes Demokratike Denata Toçe ka komentuar mbrëmjen e sotme veprimet antikushtetuese dhe anti normale të presidentit Ilir Meta, i cili përvecc se është përfshirë në fushatë për LSI ka nisur edhe kërcënimet. Si psikologe, Toçe shprehet se Meta aktualisht ka një ankth të madh dhe që shoqërohet me kriza ankthi, duke theksuar se kjo gjendje po avancon.
“Po të flasim për momentin, është në ankth të madh. Ka nervozizëm shumë. Nuk mendoj se janë kriza paniku. Krizat e ankthit janë ndryshe dhe është një gjendje që po avancon dhe unë mendoj që ai e ka këtë gjë”, u shpreh Denata Toçe në “Soiree”.
Ndërkaq për Monika Kryemadhin e përshkroi si një person që nuk e pranon veten ashtu siç është dhe që nuk është më këmbë në tokë.
“Jo shumë e përputhur me veten. Ka një tendencë që të dali përtej asaj që është. Do kisha dashur shumë që ajo ta pranonte veten siç është.
Përpiqet ndonjëherë që të jetë diçka që s’është. Janë mekanizma mbrojtës, është tjetërsimi, zhvendosja e së vërtetës, mos ballafaqimi, pa qenë çik me këmbë në tokë”, tha Toçe.