Chelsea i Tomas Tuchel është thjesht një makineri perfekte dhe prej 14 ndeshjesh, Blutë duken të pandalshëm me trajnerin gjerman në krye. Ditën e sotme, londinezët mposhtën pastër 2-0 Sheffield United, duke siguruar edhe gjysmëfinalet e FA Cup.

Ndeshja u zgjidh me nga një gol për çdo pjesë. Në minutën e 24’ ishte një autogol i Norëood që zhbllokoi shifrat, ndërsa në pjesën e dytë shënoi Ziyech. Marokeni shënoi në fundin e ndeshjes, pas një pasimi të Chilëell. Kështu, Chelsea konfirmon formën e mirë dhe pas çerekfinaleve të Champions, kualifikohet dhe në gjysmëfinalet e Kupës FA.