Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi ka reaguar ndaj deklaratës së kandidates për deputete të listës së Lulzim Bashës, Flutura Açka, e cila u shpreh se gjuha e kryeministrit Edi Rama nuk i ngjason asaj të një kryeministri.
“S’ka faj e shkreta e krahason me gjuhën e Sali Berishës dhe sjelljen e Ilir Metës, pa folur për Luçianon”, shkruan Shalsi teksa e mbyll reagimin e tij me fjalinë: Bravo Flutura për standardet që ke!

Postimi i Plotë: Flutura Açka nuk na surprizon më. Gjuha e Edi Ramës thotë nuk i ngjan asaj të një Kryeministri. S’ka faj e shkreta e krahason me gjuhën e Sali Berishës dhe sjelljen e Ilir Metës, pa folur për Luçianon. Bravo Flutura për standardet që ke! (Lexo.al)