Real Madrid ka marrë një fitore sepktakolare 2-1 kundër Elche-s në La Liga. Një fitore që i ka dhënë mundësinë Los Blancos të ngjiten përkohësisht në vendin e dytë të renditjes së La Liga-s dhe të parakalojnë Barcelona-n.

Gjithçka ka ndodhur në pjesën e dytë në ndeshjen e luajtur në Alfredo di Stefano. Miqtë kanë kaluar në avantazh në minutën e 61-të falë një goli të mbrojtësit Calvo, ndërsa vendasit kanë barazuar 12 minuta më mbrapa me Karim Benzema.

Kur dukej se sfida do të mbyllej në barazim, ka ardhur edhe goli i dytë i francezit që i ka dhuruar tri pikë shumë të rëndësishme madrilenëve në minutën e 91-të.